November 27, 2022
Portali Shprehja

Mbi 50 persona të lënduar nga tërmeti në Turqi

Të paktën 50 persona janë lënduar nga tërmeti prej 5.9 shkallësh që ka goditur të mërkurën Turqinë, raporton AP.

Tërmeti kishte epiqendër qytetin Golkaya, në provincën Duzce, rreth 200 kilometra në lindje të Stambollit.

Kështu tha Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi.

Autoritetet thanë se për shkaqe sigurie është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Turqia shtrihet pranë pllakave tektonike dhe goditen rregullisht nga tërmetet.

Tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Turqinë viteve të fundit, ka qenë ai i vitit 1999, i cili ka lënë të vrarë rreth 17.000 njerëz.

Të Ngjajshme

Qosja: Mund të shpresohet, Shqipëria etnike pashmangshëm do të bëhet

admin

Haxhiu: Nesër të votohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar

admin

Koreja e Veriut teston “raketën monstruoze”, Kim: Do të kemi forcën bërthamore më të fuqishme në botë

admin

Leave a Comment