November 28, 2020
Portali Shprehja

Mbi 57 milionë njerëz në botë të infektuar nga koronavirusi

Mbi 57 milionë ka shkuar shifra e të infektuarëve në botë nga koronavirusi COVID-19. Mbi 1 milionë të infektuar janë regjistruar për një ditë e gjysmë.

Sipas të dhënave të “Worldmeters”, nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar saktësisht 57.129.893 njerëz në mbarë botën, përcjell INA.

Deri tani kanë ndërruar jetë 1.3 milionë veta, ndërsa afër 40 milionë janë shëruar.

Momentalisht në mbarë botën ka mbi 16 milionë raste aktive me koronavirus.

Numri më i madh i të infektuarëve është në SHBA, edhe ate 12 milionë, më pas India me 9 milionë dhe Brazili me 6 milionë.

Nga vendet evropiane, më e goditur është Franca me mbi 2 milionë, ndërsa Rusia ka arritur në 6 milionë, edhe pse ky vend po dyshohet se po fsheh të dhënat e sakta.(INA)

Të Ngjajshme

Cakaj në Prekaz për 28 Nëntor: Drenicë, Zemra e Shqiptarisë

admin

Kurti për 28 nëntorin: Sot është kryedita e shqiptarëve, por nuk do të festohet siç kemi bërë çdo vit

admin

NATO uron Shqipërinë për 28 nëntorin

admin

Leave a Comment