December 2, 2020
Portali Shprehja

Mbi 80 minatorë ngujohen në minierën e Trepçës

Mbi 80 minatorë janë ngujuar në horizontin e 10-të të minierës Trepça në Stantërg.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.

Ai ka thënë se ata janë të vendosur që të qëndrojnë aty deri sa t’i marrin pagat.

Atyre pritet t’i bashkohen nesër edhe punëtorët e ndërrimit tjetër.

“Punëtorët janë të vendosur që mos të dalin deri sa t’i marrin pagat, ndërsa këtyre pritet t’ju bashkëngjiten nesër edhe punëtorët e ndërrimit të parë”, ka thënë Osmani.

Qeveria e Kosovës ditë më parë, njoftoi se ka ndarë një buxhet prej 1 milion euro për kryerjen e pagesave ndaj minatorëve.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi.

Ajo përmes një postimi në Facebook i ka ftuar institucionet të veprojnë shpejtë dhe të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për ta.

“Shumë e dhimbshme t‘i shohësh minatorët të detyruar të protestojnë e të fillojnë grevën për pagat e tyre, të drejtën e tyre, që i fitojnë me mund e djersë, në kuptim të plotë të fjalës! Mos e harroni fuqinë e tyre! Për përmirësim të kushteve të punës, të masave anti covid për ta as që bëhet fjalë, ani pse e kanë obligim”, ka shkruar ajo.

Të Ngjajshme

Itali të dhëna shpresëdhënëse, bien rastet me COVID-19

admin

“Rindërtimi pas tërmetit, dështim katastrofik”, PD: FMN solli zërin e qytetarëve dhe të opozitës, Rama realizoi 8% të planit

admin

Hetime të mundshme ndaj një skeme korrupsioni në Shtëpinë e Bardhë

admin

Leave a Comment