October 6, 2022
Portali Shprehja

Mbledhje për situatën e murtajës afrikane të derrave në Maqedoninë e Veriut

Oda Veterinare sot do të mbajë takim me përfaqësuesit e shoqatave veterinare të përfshira në aktivitete me interes publik, ku do të diskutohet gatishmëria, hapat e ardhshme, problemet dhe vështirësitë në zbatimin e aktiviteteve për kontrollin dhe shkatërrimin e murtajës afrikane të derrave.

Në rendin e ditës është njoftimi për rezultatet e kërkesës për korrigjim të çmimeve për aktivitetet me interes publik dhe nxjerrja e konkluzioneve adekuate për veprime të mëtejshme.

Nga Oda informojnë se takimin po e organizojnë me kërkesë të shoqatave veterinare për të shqyrtuar situatën e përgjithshme në kuadër të shpërthimit të murtajës afrikane të derrave në korrelacion me situatën materiale katastrofike të sektorit privat në shëndetësinë veterinare, i cili, siç thonë ata, gjendet në vijën e parë të mbrojtjes kundër sëmundjeve infektive dhe është një hallkë e rëndësishme në shëndetin e përgjithshëm publik.

“Mjekët e mjekësisë veterinare për një periudhë të gjatë kërkojnë trajtim adekuat social sa i përket gjendjes së tyre materiale, ndërsa të pakënaqur me situatën së fundmi paralajmëruan ndërprerjen e punës së tyre, përderisa nuk gjendet zgjidhje e përshtatshme për financimin e sektorit”, informojnë nga Oda Veterinare.

Të Ngjajshme

Regjistrohen 55 raste të reja me virus

admin

Maqedoni, 11 tetori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

admin

“Pritja e gjatë për në BE, na detyroi të marrim pasaporta bullgarë”

admin

Leave a Comment