November 28, 2022
Portali Shprehja

Mbyllen 45′ e para 0-0, Dumfris fal Juvenusin me portën bosh. E pabesueshme (VIDEO)

Juventus-Inter, ndeshja që vlen sezonin! Kjo sepse të dy skuadrat janë shumë të shkëputura nga kreu i renditjes dhe një hap fals nga njëra ose tjetra do të ishte tepër i rëndë. Madje edhe barazimi do të ishte asist për Napoli dhe Milan që janë dy skuadrat që ndodhen në vend të parë dhe të dytë me 35 dhe 29 pikë…

Bardhezinjtë vijnë pas sukseseve radhazi në kampionat ndërsa përshëndetën Champions League pas 5 humbjesh në 6 ndeshje dhe siguruan megjithatë vendin në Europa League. Në anën tjetër, Interi vjen pas humbjes ndaj Bayern dhe fitores në kampionat ndaj Sampdorias dhe pasi janë kualifikuar në vend të dytë në grupin e Champions League.

Massimiliano Allegri, pa Vlahovic, zgjedh Milik si pikë qendrore referimi. Bremer është rikthyer në mbrojtje, ndërsa argjentinasi Di Maria mbetet në stol, ashtu si Bonucci. Simone Inzaghi rikuperon Bastonin por mbetet jashtë zgjedhjeve fillestare. Acerbi dhe De Vrij me Skriniar, rikthehet Dzeko me Lautaron; Dumfries dhe Dimarco në krahë.

Juventus (3-4-3): Szesczny; Danilo, Bremer, Sandro; Rabiot, Locatelli, Faggioli, Kostic, Cuadrado, Miretti, Milik. INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro

NDESHJA – Pjesa e parë e bllokuar: 0-0 mes Juventusit dhe Interit. Ekipet në dhomat e zhveshjes. Ne fakt, pak emocione ne fushe dhe vetem nje rast i vertete i mire. Ka ardhur ne fund te pjeses se pare. Një top i gjatë drejt zonës shkon te Barela, tjeksa ky i fundit ja hedhë Dumfris, me holandezin që e çon jashtë me portën bosh.

RASTI I DUMFRIES – VIDEO

 

.

Të Ngjajshme

Luis Enrique preket në konferencë kur e pyesin për vajzën: “Mendojmë se si do të jetonte çdo ditë…”

admin

“Tani po shijojmë sërish Botërorin, kush zbriti nga autobusi le të ngjitet…”

admin

Festa gjermane zgjat 30 sekonda, anulohet goli i Rudiger (PAMJET)

admin

Leave a Comment