January 21, 2021
Portali Shprehja

Mbyllen përsëri shkollat dhe lokalet në Ulqin

Për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të situatës epidemiologjike, në 14 ditët e ardhshme do të aplikohen masa më të rrepta në Podgoricë, Cetinë, Budva dhe Ulqin, kështu njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi. Sot, këto komuna janë zhvendosur në grupin tre, çka dë të thotë se shkollat ​​dhe objektet hotelierike do të mbyllen përsëri, shkruan Ulqini Online.

Kështu në këto komuna do të janë të ndaluara tubimet në objektet e banimit për personat që nuk janë anëtarë të një familjeje.

Zbatimi i masave të reja do të fillojë të premten me 6 nëntor, në mesnatë, dhe zbatimi i tyre nuk duhet të jetë më i shkurtër se 14 ditë.

Gjatë ditës së martë në Mal të Zi u regjistruan 874 raste të reja pozitive me koronavirus.

Midis rasteve të reja, 574 u zbuluan në procedurë të rregullt, ndërsa 300 të tjerët u zbuluan si pjesë e përpunimit të mostrave që kryhen në laboratorë privatë në bazë të një kontrate të nënshkruar midis Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe laboratorëve private, shkruan Ulqini Online.

Të Ngjajshme

Biden: Demokracia ka mbizotëruar | Iliria News Agency

admin

Greqia u zgjerua me 12 milje në Jon, Turqia lëshon një paralajmërim të fortë: Mos guxoni

admin

Baton Haxhiu jep prognozën e tij për rezultatin e zgjedhjeve

admin

Leave a Comment