November 28, 2020
Portali Shprehja

MBYLLET NATIONS LEAGUE: Rezultatet dhe verdiktet e natës!

Pasi ndeshjet e së martës janë arkivuar, programi i Ligës së Kombeve vazhdoi me ndeshjet e së mërkurës, e fundit e fazës së grupeve.

Ato që inauguruan menunë e pasur ishin sukseset e Shqipërisë dhe Lituanisë, përkatësisht fituese ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit, ndërsa në orën 18:00 Armenia mundi Maqedoninë e Veriut dhe Greqi-Estoni përfundoi pa gol. Kuqezinjtë u ngjitën në Ligën B.

Në mbrëmje pjesa tjetër e sfidave.

Në Ligën A Italia ka konsoliduar vendin e saj të parë në grupin A që do t’i lejojë Azzurrit të luajnë fazën e fundit në shtëpi: Bosnja e mundur 2-0.

Sukses i Hollandës ndaj Polonisë, por jo e mjaftueshme për të kapur fazën finale. Danimarka nuk arriti të kalonte Belgjikën, ndërsa Anglia e kaloi lehtë Islandën për të përfunduar e treta.

Rusia bie me zhurmë në Serbi dhe i thotë lamtumirë kualifikimit në Ligën A, ndërsa Çekia e ka kaluar Sllovakinë pa shumë probleme ashtu si Uellsi, i cili u përball dhe mundi Finlandën.

Një fitore e ngushtë për Kosovën dhe Izraelin.

Norvegjia dhe Irlanda Veriore u barazuan në finale: për Austrinë asgjë nuk ndryshon ndërsa për britanikët do të thotë rënie në Ligën D dhe qëndrueshmëri të Rumanisë në C.

E veçantë dhe e hidhur nata norvegjeze, pasi me fitore do të ngjiteshin në Ligën A, por nuk ishte e thënë. Kombëtarja skandinave udhëtoi në Austri me një skuadët totalisht ndryshe nga ajo titullar, pasi shteti nuk lejoi lojtarët duke i izoluar dhe duke i detyruar të humbisnin ndaj Rumanisë 0-3 në tavolinë.

.

Të Ngjajshme

City kthehet i frikshëm ndaj Burnley-t, Mahrez më mirë se CR7

admin

Video: Aksion perfekt nga City, Mahrez nuk fal

admin

Icardi “përqesh” Maradonën, furtunë në rrjetet sociale kundër tij

admin

Leave a Comment