May 12, 2021
Portali Shprehja

Mbyllet palestra në Shkup, janë shkelur masat anti-Covid

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Karposhit gjatë mbrëmjes së djeshme ka kryer kontrolle në një klub fitnesi në rrugën “Aradhet Partizane” në Shkup, transmeton Alsat. Policia gjatë kontrollit ka konstatuar se objekti ka punuar edhe përkundër ndalesës , respektivisht në objekt është hasur pronari i klubit F.B. (35) nga Shkupi dhe gjashtë persona tjerë. MPB shton se për rastin në fjalë është njoftuar Prokuroria Publike dhe se pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 nga Kodi Penal, gjegjësisht për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

.

Të Ngjajshme

Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

admin

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Leave a Comment