May 16, 2021
Portali Shprehja

Mbytet 4-vjeçari në Dragash, ra në lumë derisa po luante me shokët

Një fëmijë katër vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin e fshatit Blaç të Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë hetuesit dhe forenzika”, deklaroi Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë sipas informacioneve të para 4-vjeçari ka rënë në lum derisa ishte duke lozur me fëmijët tjerë./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment