November 28, 2020
Portali Shprehja

McKennie, i mrekulluar nga thjeshtësia e Ronaldos: Ai më quan “Texas Boy”…

Dy ndeshje, dy herë titullar. Për Weston McKennie, ky është vetëm fillimi. Mesfushori amerikan i Juventusit foli në “ESPN” për zgjedhjen që bëri, duke iu bashkuar bardhezinjve në verë, ndërsa po mendonte të nisej drejt Anglisë: “Nuk është sekret se qëllimi im ishte të shkoja në Premier League. Por, kur interesohet një ekip si Juventusi, me trajnerë dhe lojtarë të atij kalibri, me Pirlon në stol, nuk mund të refuzosh. Kjo më intrigoi shumë më tepër. Dua të fitoj tituj, të bëj histori te Juventusi”.

Një nga arsyet që e nxiti ish-lojtarin e Schalke 04 të vishej bardhezi ishte prania e Andrea Pirlos si trajner, një mesfushor që e ka adhuruar dhe mund të mësojë shumë prej tij. Po ashtu, fakti që do të luante përkrah Cristiano Ronaldos. Portugezi i ka vendosur atij një pseudonim mjaft të përshtatshëm: “Kur arrita në qendrën teknike për herë të parë, kujtoj se e takova Ronaldon në korridor. I thashë vetes rri i qetë. Ai është një djalë bujar, me një sjellje të shkëlqyeshme. Ai më ka vënë një pesudonim, madje, quan “djali i Teksasit”. Mund të jetë snob për atë që ka fituar, por përkundrazi, është shumë i hapur, i ngrohtë dhe i ndihmon të gjithë të integrohen në ekip”.

.

Të Ngjajshme

Guardiola tregon momentin e dhimbshëm të Sergio Aguero pas ndarjes nga jeta të Maradona!

admin

Tuchel i ka orët e numëruara, zbulohet plani i Leonardo-s

admin

Sërish probleme me Nainggolan, Interi del me deklaratë zyrtare

admin

Leave a Comment