2 C
Skopje
November 13, 2018
Shkrime nga Konkursi

Me dashuri kundër dhunës

12896371_244732562537910_286840208_oShkruan: Suela FASLI

Ç’është dashuria? Po ta kërkosh kuptimin e kësaj fjale në fjalorin shpjegues të gjuhës shqipe do ta gjejmë këtë definicion: “Ndjenjat e fuqishme, e thellë që të lidh ngusht me dikë a me diçka dhe që të bën të duash me gjithë zemër e të mos kursesh asgjë për të; miqësi e thellë dhe e çiltër; ndjenjë, pëlqimi, dashamirësie të përzemërt e adhurimi për dikë a për diçka”.

Do të thotë, kemi te bëjmë me një diçka edhe pse shpjegohet si thjesht një ndjenjë, që është në gjendje të ndryshojë jo vetëm individin por edhe botën në përgjithësi. Kuptohet, në kuptimin pozitiv të fjalës. Pra, dashuria është pikërisht ajo ndjenjë që e bën dhe duhet ta bëjnë jetën dhe raportet e njerëzve më të mirë. Dhe, sikur dashuria të mos kishte edhe një nga antonimet e saj, dhunën që buron nga urrejtja, kjo botë, në të cilën jetojmë sot, do të kishte qenë shumë e bukur.

Pikërisht ashtu siç pasqyrohet edhe në pozitë lirike të autorëve të shumtë jo vetëm shqiptarë ku flitet për një botë pa brenga dhe plot dashuri. Por, për të mos qenë kjo botë ideale është prezente dhuna, që ka kuptimin e mungesës së ndjenjës së dashurisë. Dhe, kur dashuria mungon, apo nuk kultivohet mjaftueshëm, vjen në shprehje dhuna që nënkupton përdorimin e forcës fizike e psikike dhe metodave të shumta të vrazhda për ta detyruar dikë të bëjë diçka jashtë vullnetit të tij.

Kohëve të fundit, edhe jo vetëm, jemi dëshmitarë të luftërave që zhvillohen në anë të ndryshme të botës me pasoja refugjatë që kerkojnë strehim diku ku nuk sundon dhuna. Nga ana tjetër ka shumë shtete ku akoma sundon diktatura, regjim i cili po mbijeton vetëm fjalë dhunës që ushtrohet ndaj popull. Kur e përmendim dhunën, nuk nënkuptojmë vetëm atë me përmasa globale. Dhuna, njësoj si dashuria është në çdo pore të jetës sonë. Ajo është prezente në shumë shtëpi, shkolla, rrugë dhe kudo tjetër. Deshëm apo s’deshëm, dhuna në familje dhe veçanërisht ajo ndaj gruas dhe fëmijēve është shumë e shprehur edhe në shoqërinë tonë shqiptare.

Ajo gjendet kudo ku mungon dashuria, kryesisht e gjejmë ndër familjet dhe njerëzit më pak të arsimuar, të kapur nga varfëria dhe të painformuar se të drejtat dhe liritë e njeriut janë për të gjithë e jo për një kategori të caktuar njerëzish. Siç mund të vihet re, edhe në këtë tekst që po e shkrujamë, dhunës i dhamë më shumë hapësirë se sa dashurisë. Pse? Sepse është një dukuri që po i brengos të gjithë liridashësit, të gjithë ata që botën dhe mikrobotën nuk mund ta pranojnë pa dashuri. Është kjo një luftë e vazhdueshme mes dashurisë dhe urrejtjes/dhunës.

Njerëzit që predikojnë dashurinë dhe paqen mes njerëzve dhe që e gjykojnë dhe e luftojnë të keqën e dhunën, gjithmonë janë më të fortë duke u nisur nga parulla se e mira gjithmonë mbisundon të keqen. Dashuria gjithmonë fiton. Dhe, jo rastësisht, pjesa dërrmuese e romaneve dhe filmave kanë përfundim të lumtur, si një mesazh se bota pikërisht e tillë duhet të jetë.

Prandaj të gjithë ne duhet të bëhemi pjesë e ushtrisë që lufton dhunën, për ta bërë këtë botë më të mirë, për ta kthyer buzëqeshjen në fytyrat e atyre që moti e kanë humbur , për të qenë një dritë në fund të tunelit për të gjithë pa marrë parasysh fesë, kombit dhe racës së cilës i takon individi. Për një fund të lumtur në luftën kundër dhunës!

Nësë mendoni se ky shkrim duhet të jetë në top10 e shkrimeve më të mira dhe nëse ju e pëlqeni, atëherë votimi bëhet duke klikuar më poshtë në butonin “pëlqej”. Votoni Tani!

 

Artikuj të ngajshëm

Portali Informativ Shprehja bëri ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit në konkursin për shkrimin më të mirë

shprehja

Përfundoj konkursi për shkrim më të mirë, ja 10 më të mirë që futen në garë për top 3 shkrimet

shprehja

Kurbani virtual

shprehja