February 25, 2021
Portali Shprehja

Me disa postime në Twitter, Elon Musk rrit brenda natës 50% vlerën e Dogecoin

Kjo nuk është hera e parë që vëmendja e tij në Twitter për Dogecoin ka rritur ndjeshëm aksionet e kësaj kriptomonedhe. Më herët, Ceo i Teslas dhe SpaceX bëri disa shaka për rivalin e Bitcoin, “Doge”. Mjaftoi kjo shaka që aksionet e Dogecoin të rriteshin deri në gati 20% dhe ta vendosnin atë në listën e temave trend në Twitter.

Asokohe miliarderi madje shkoi deri në azhurnimin e bios së tij me përshkrimin “Ish-CEO i Dogecoin”. Dogecoin u krijua në 2014 nga një meme popullore në internet e titullar “doge”, dhe që përmban një foto të një qeni. Megjithëse, monedha virtuale filloi si një shaka, aktualisht ka një vlerë tregu qindra milionë dollarëshe.

Të Ngjajshme

Shpikja e re japoneze, burrat ushqejnë foshnjat me “gji”

admin

Ju që bëni shumë screenshot në iPhone, a e keni ditur këtë?

admin

Kushton rreth 4 milionë dollarë, këtë jaht Lamborghini mund ta blejnë vetëm 60 persona

admin

Leave a Comment