January 31, 2023
Portali Shprehja

Më herët tha se do t’ia jepte edhe vajzën për grua, Igli Tare mbron sërish mesfushorin serb

“Le t’i sqarojmë gjërat: Milinkovic-Savic është mesfushori më i mirë në kampionatin italian, vënia në pikëpyetje e cilësive të tij është utopike. Dashuria që ka, lidhja që ka me këtë klub shkon përtej gjithë këtyre thashethemeve në lidhje me situatën e tij”.

E thotë këtë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare. “Në momentin e duhur kemi pasur një diskutim së bashku me presidentin dhe agjentët e tij, jemi shumë të qetë, – shton Tare për “Sky”, – sepse marrëdhënia që kemi është e shkëlqyer.

Prandaj nuk shoh ndonjë problem për të krijuar. Javën e kaluar ishte Luis Alberto, këtë javë Milinkovic-Saviç, këto çështje mediatike nuk ekzistojnë këtu në klubin tonë, edhe sepse janë sqaruar shumë mirë nga brenda”.

Deklarata e bujshme – Igli Tare ka opinion shumë pozitiv për Milinkovic-Savic. Në një intervistë të dhënë për “Mozzartsport”, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv të Lazios, duket se e pëlqen shumë mesfushorin serb:

“Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur. Pas tetë vitesh në klub, për ne ai është një person i rëndësishëm dhe jo vetëm një futbollist. Kjo është ajo që unë e vlerësoj më shumë tek ai. Ai është shumë i thjeshtë si person. Një qenie njerëzore e përulur. Ai kurrë nuk ka qenë mendjemadh apo arrogant. Ai është një djalë shumë i sjellshëm. Dhe meqë lojtari është diçka tjetër… Ai mund të bëjë edhe më mirë”.

Më tej Igli Tare shtoi se nëse do të kishte pasur vajzë, do ta kishte martuar me Milinkovic-Savic: “Nëse do të kisha një vajzë, do t’ia jepja për martesë. A jam mjaft i qartë? Ai është një djalë shumë i qetë. Ka shumë respekt për mua dhe gjithmonë e kritikoj. Ndonjëherë, pas një loje, kur luan mirë, vjen të më kërkojë një mendim. Unë gjithmonë them se nuk është mirë, ai bën shaka se nuk jam i kënaqur kurrë. Unë gjithmonë i them atij që ta lërë pas vetes atë që ka bërë. Të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe të rritemi”.

 

.

Të Ngjajshme

E BEFASISHME! Kaloi vizitat por te momenti i firmës Isco ndryshoi kushtet. Dështon transferimi në Bundesliga

admin

Orët e fundit “dramatike” | Chelsea-Benfica kanë ngecur te formula dhe jo paratë! Enzo Fernandez kryen vizitat mjekësore…

admin

Jorginho tek Arsenal, por tifozët nuk janë të kënaqur: “Me atë dhe Xhakën kemi…”

admin

Leave a Comment