September 25, 2022
Portali Shprehja

“Më ra të fikët kur po bëja seks me burrin”, aktorja e njohur habit me rrëfimin

Aktorja amerikane, Kelly Ripa ka rrëfyer se njëherë i ra të fikët teksa po kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj, Mark Consuelos. Aktorja 51 vjeçare e bëri këtë rrëfim në librin e saj “Live Wire: Long-Winded Short Stories”, që pritet të dalë në shitje në fund të shtatorit.

Ajo shkruan se ngjarja ka ndodhur në vitin 1997, rreth gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë, teksa ajo dhe i shoqi po bënin seks në mëngjes. Më vonë, ajo zbuloi se kishte humbur vetëdijen për shkak të dy cisteve të mëdha që po rriteshin në vezoret e saj.

“Mendoj se seksi mund të jetë aq traumatik, e megjithatë njëri prej nesh nuk është plotësisht i trembur.”, shkroi ajo duke kujtuar se më pas kishte shkuar në spital dhe se mjekët i kishin thënë se kishte dy ciste ovariane, gjë që kishte bërë që asaj t’i binte të fikët.


Të Ngjajshme

Horoskopi ditor, e diel 25 shtator 2022

Kjo është shenja që ju paralajmëron se keni diabet

Një truk që sa më shpejt t’i thani këpucët e lagura ditëve me shi

Leave a Comment