Weston McKennie në të njëjtin ekip me Cristiano Ronaldo. Mesfushori i ri i Juventusit, i prezantuar sot në konferencën për shtyp, foli gjithashtu për faktin se do të luajë në skuadër me CR7: “Fantastike! E kam zgjedhur CR7 vetëm në videolojëra… Kam kuptuar këto ditë që mund të mësoj shumë kudo. Duke pasur mundësinë të luaj me Ronaldon dhe të shoh si sillet ai sigurisht që më sjell përparësi”.

Transferimi te Juventusi: “Gjithçka ndodhi mjaft shpejt, kur zbulova interesimin e Juves u entuziazmova menjëherë duke pasur parasysh historinë e këtij klubi. Doja që të ndodhte dhe gjithçka ndodhi brenda dy javësh. Jam entuziast ”.
Idhujt: “Të them të drejtën nuk shikoj shumë sporte. Kur isha i ri e admiroja Francesco Totti dhe klasin e shkëlqyer që ai kishte! Kjo veçanërisht ndikoi tek unë ”.
.