April 16, 2021
Portali Shprehja

Më shkatërroi pronat – Iliria News Agency

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Vlorë, ku ka zhvilluar takime me qytetarët dhe bizneset. Gjatë ecjes, Basha u përball me irritimin e një qytetari i cili iu prezantua si kushëri i Edi Ramës.

Basha shoqërohej nga Bujar Leskaj, i cili udhëheq fushatën e PD-së së Vlorës.

Në Vlorë Basha është ulur në kafe me aktorin Bujar Asqeriu, ku edhe premtoi sërish se do të rikthejë godinëne Teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, ndërsa u prit me thirrjet “Rama ik”, nga qindra qytetarë.

Paskal Nesturi nga Palasa me tone të ashpra tha se kryeministri i ka prishur pronën, ndonëse e kishte me hipotekë.

“Unë jam kushëriri i Edi Ramës. Më hajduti më mori pronat, më hoqi nga puna. Ua dha oligarkëve. Unë jam nga Palasa. Të parit ma prishi mua. Më solli forcat. Prona ime me hipotekë ma prishi dhe ua dha oligarkëve të tij. Asnjë nga fisi nuk e voton më”.

“Nëna ime dhe nëna e tij janë kushërira. Gjyshërit janë kushërinj të parë. Mua të parin në Shqipëri më erdhi dhe ma prishi. Unë as ka vjedhur as jam marrë me drogë’, tha qytetari.

Basha iu përgjigj duke i thënë: “Familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju. Më 25 prill si familje e përbashkët do e largojmë”.

Paskal Nesturi edhe më herët ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për prishjen e pronës së tij në Palasë, ndërsa sot shqetësimine tij ia komunikoi edhe kryedemokratit Basha.

Kryedemokrati u takua edhe me peshkatarët të cilëve iu premtoi lehtësira në aktivitetin e tyre, menjëherë pas marrjes së pushteti nga PD.

Të Ngjajshme

Lauka:Shqiptarët janë aktualisht të pafuqishëm për ta bërë bashkimin kombëtar – Iliria News Agency

admin

Votoni Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit – Iliria News Agency

admin

Albin Kurti zotohet për rrugën Prizren-Tetovë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment