November 28, 2022
Portali Shprehja

“Më shtrenjtë se në Gjermani”. Qytetarët ankohen për çmimet

“Kush ka familje të madhe, dhe pension të dobët, vështirë kalon.”

Qytetarët vazhdojnë të ankohen për shtrenjtimin e produkteve ushqimore. Ata thonë se mezi po ja dalin ta kalojnë muajin. Shumica prej tyre ankohen se më së shumti po e ndjejnë shtrenjtimin e qumështit, produktet e qumështit, vajit dhe bukës.

Shtrenjtë, gjithçka është shtrenjtë, më shtrenjtë se në Gjermani. Në Gjermani qumështi 1 euro e 10, dhe të gjitha produktet tjera shumë shtrenjtë.

Cili produkt është më shtrenjtë?
Ushqimi, buka dhe të tjerat. Me këta rroga me këta para çfarë të tregojë njeriu, dhe mirë blejnë, mirë që po blejnë, katastrofë mund të bëhet.

“Unë mendoj që produktet qumështore janë më shtrenjtë, dhe ushqimet më shumë dhe nuk është normale kjo, këto lartë poshtë…,

Cili produkt është më lirë?
Më lirë nuk ka, si më lirë? Vaji ishte 58-59, ndërsa tani 135 është çmim i lartë”.

Ne punojmë me pemë të jugut, prej vitit të kaluar janë më shtrenjtë 50%, por janë mësuar njerëzit, harxhojnë.

Diçka më shtrenjtë diçka më lirë, varet.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi subvencionim dhe ulje të dyfishtë të çmimit të rrymës për kompanitë e industrisë ushqimore, me çka edhe automatikisht pritet të lirohen edhe çmimet. Por nga Lidhja e odave ekonomike thanë se ulje të çmimeve mund të ketë pas 1 janarit pasi së pari bizneset duhet ta ndjejnë uljen e çmimit të rrymës.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment