June 22, 2021
Portali Shprehja

Me shuarjen e AKP-së do të ndërtohet Fondi Sovran – Iliria News Agency

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdimësinë e seancës së Kuvendit, sërish ka thënë se është e nevojshme shuarja e AKP-së.

Kurti ka thënë se me shuarjen e AKP-së, do të krijohet Fondi Sovran.

“Pse duhet të shuhet AKP-ja, sepse duhet të ndërtohet Fondi Sovran, nuk mundemi mi pas të dyja. Për ta shuar AKP-në duhet ta shkarkojmë bordin…Kuvendi ngarkon, Kuvendi shkarkon, AKP-ja shuhet dhe ngritët Fondi Sovran”, ka thënë Kurti.

Ai më tej u ka thënë deputetëve të opozitës që nuk ka menduar se mund të pajtohen kaq shumë sa që dallimi kryesor të jetë për shpejtësi.

“Ashtu po i bie, jo u nxituat, jo pak shpejt, jo me pas mujt pak ma ngadalë na mendojmë që ma mirë ma shpejt. Pra nëse pajtohemi për destinimin, nëse shpejtësia është çështja atëherë unë do të thoja që gjërat e mira mund të vijnë ngadalë por gjërat e këqija duhet të ndalen shpejt”, tha Kurti.

Kurti shtoi se nëse do të ishin të ngadalësuar do ti kishin braktisur zotimet e tyre.

“Ngadalësimi do të ishte problemi, për këtë shpejtësi mund të diskutohet vetëm nëse është e mundur edhe më shpejtë. Çështjet e shpejtësisë diskutohen brenda partive politike, këtu duhet të diskutohen çështjet e destinimit”, u shpreh Kurti.

Të Ngjajshme

Tërmet i fortë me magnitudë 5.7 në Greqi, ja ku ishte epiqendra – Iliria News Agency

admin

Banka e Shqipërisë bleu 11.5 mln euro të hënën, por rënia e monedhës europiane vazhdon – Iliria News Agency

admin

Daut Haradinaj me këtë premtim synon ta fitojë Prishtinën – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment