September 27, 2021
Portali Shprehja

Më shumë ditë pushimi për ata që marrin vaksinën e Covid

Qeveria Çeke njoftoi të premten se punonjësit e administratës që kanë marrë vaksinën e tyre kundër Covid-19 do të kenë të drejtë për dy ditë pushimi të paguara, shkruan TVKlan.al.

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri çek, Andrej Babiš, në një konferencë shtypi në Pragë, ku inkurajoi dhe autoritetet lokale të ndjekin shembullin e qeverisë qendrore dhe nxiti kompanitë private të bënin të njëjtën gjë, transmeton lajmi.net.

Kjo është një masë që po ndërmerr Çekia për të joshur sa më shumë qytetarë që të vaksinohen. Deri tani, këtë nismë e kanë përqafuar disa kompani të mëdha që kanë inkurajuar punonjësit e tyre të marrin vaksinën kundër Covid.

Por vendimi për të ofruar ditë pushimi falas për ata që vaksinohen është kritikuar nga partitë opozitare, të cilat e kanë quajtur gjest populist përpara zgjedhjeve të tetorit.

Nga ana tjetër, Kryeministri Babiš u tha gazetarëve se qeveria e sheh vaksinimin si “gjëja më e rëndësishme” dhe “do ta vazhdojë vazhdimisht ta promovojë atë”.

Vendi me 10.6 milionë banorë ka regjistruar 30.363 vdekje që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 1.6 milion infeksione.

Ndërkohë, rreth 62.6% e popullsisë së rritur të Çekisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 54.2% është plotësisht e vaksinuar. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

5 shtetet që kanë hequr të gjitha kufizimet dhe janë pajtuar me faktin se Covid-19 është pjesë e jetës sonë

admin

As banjot e restoranteve nuk mund t’i përdorin – Holanda fut në fuqi këto rregulla

admin

Birra e re që doli në treg bëhet ilegale në 15 shtete për këtë arsye

admin

Leave a Comment