0 C
Skopje
November 13, 2018
Poezi Shprehja

“ ME TY JEMI KUMANOVË “

Krisma  i zgjoi nga gjumi,
Ishte ora 5 e mëngjesit.
Me frikë e trishtim se çfarë po ndodh,
Ata nuk e dinin.
Data nëntë Maj për ato ishte
Një ankth i vërtetë.
Fëmijët qajnë nga frika,
Nëna mundohet ato t’i mbrojë.
Babai nuk dinë se ç’të bën,
Tymi del nga shtëpia,
E ai i shkreti s’ka mundësi atë ta ndalon.
Pleq e fëmijë të sëmurë askush nuk u ndihmon,
Duan të kërkojnë ndihmë por policia i ndalon.
I paraburgosin pa pikë faji,
Pleq, të ri, gra e vajza i rrahin.
A kjo është Siguria juaj!!!
Terrorist po na quajnë sepse
Ashtu i’u konvenon atyre.
Del Jankullovska e Gruevski
Duke u shtirur para popullit
Sikur asgjë nuk dinë.
E juaja ishte kjo Masakër, o të Paciptë!!!
E Ali Ahmeti thotë ruajeni gjakftohtësinë,
Po ku je futur o i shkretë pse nuk po del ne dritë?!
Sa njerëz e paguajtën me jetë dëmin tuaj.
Sa njerëz u burgosën për fajin tuaj.
Sa e sa Nëna sot qajnë për fëmijët e vet,
Sepse dheu i zi i ka mbuluar.
Të mallkuar qofshi sepse
Kjo nuk është Drejtësi,
Ato që e duan popullin kurrë
Nuk do të lejonin një gjë të tillë.
Kumanovë mbahu, kurrë mos u dorëzo,
Zoti është i madh ,
Një ditë të gjithë do t’i gjykojë.
Me ty jemi Kumanovë !!

Shkruan: Meral BARDHI, Shkup

Artikuj të ngajshëm

Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

shprehja

Prekëse/ Kjo është poezia e fundit që shkroi Dritëro Agolli para se të vdiste

shprehja

Dy komplekse te shqiptarët

shprehja