May 11, 2021
Portali Shprehja

Me vaksinimin e deputetëve, parlamenti pritet t’i kthehet normalitetit

Deputetët u vaksinuan kundër Kovid 19. Imunizimi i tyre u bë me vaksinën ruse Sputnik V. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tha se vaksinimi do të mundësojë punime të rregullta të Parlamentit dhe kthimin e ligjvënësit në normalitet. Ai tha se vaksinimi është individual dhe se nuk mund të ndikojë tek asnjë deputet që të vaksinohet.

Me marrjen e dozës së dytë të vaksinës shpresoj se gjysmën e dytë të muajit maj të. Vaksina do të mundësojë punime më të rregullta të Kuvendit – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të RVM-së.

Shpresojmë që vaksinimi në ndihmojmë që të dalim të gjithë nga kriza që po ndodh në Kuvend me qëllimin e vetëm që të punojmë në interes të qytetarëve – u shpreh Jovan Mitrevski, Koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Me shembullin tonë, ne deshëm të tregojmë se vaksinimi është një mundësi që të mbrohet jeta e qytetarëve dhe ta kalojmë sa më shpejtë situatën me pandeminë dhe t’i kthehemi normalitetit – theksoi Bilall Kasami, Lëvizja Besa.

Deputeti Pavle Trajanov shprehi pakënaqësi. Tha se ishin njoftuar se do të vaksinohen me pfizer.

Mendoj se deputetët janë tërësisht të diskriminuar sepse nuk kemi të drejtë zgjedhjeje. Deputetët janë caktuar të vaksinohen me Sputnik. Paralajmërimi ishte ndryshe, se do vaksinohemi me Pfizer, ndërkaq realiteti është ndryshe – u shpreh Pavle Trajanov, Deputet i partisë Lidhja Demokratike.

Ministri i Shëndetësisë njoftoi se 26 mijë doza Pfizer pritet të arrijnë gjatë muajit maj. Më 28 prill priten 200 mijë doza të vaksinës kineze Sinofarm e cila pritet të aplikohet menjëherë pas festës së Pashkëve dhe me të cilën pritet të rritet dukshëm numri i të vaksinuarve në bazë ditore. Për fillimin e imunizimit me 200 mijë dozat kineze po përgatiten salla sportive në gjashtë qytete të vendit. Deri më tash janë vaksinuar rreth 45 mijë qytetarë ndërkaq rreth 193 mijë të tjerë janë paraqitur për tu vaksinuar.

Vjollca Aliti

.

Të Ngjajshme

Zaev pas takimit me Varhej: Nuk negociojmë për identitetin tonë!

admin

Gati amendamentet me të cilat do të ndryshohet teksti i Ligjit të Shtetësisë

admin

Diplomacia europiane: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

admin

Leave a Comment