August 14, 2022
Portali Shprehja

Megi Pojani protagoniste në klipin e ri të Don Xhonit, lansohet më 7 korrik

Prej kohësh reperi nga Drenica, Don Xhoni ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor me titullin “Katile”.

Dhe tashmë pritej së fansave të tij po iu vjen fundi pasi reperi ka zbuluar datën e lansimit të këngës më të re.

Foto: Megi Pojani/Instagram

Bashkë me paralajmërimin, Don Xhoni ka treguar edhe një befasinë që e pret publikun në videoklipin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DON XHONI (@don_xhoni)

Vajza që do të jetë në krahët e reperit si protagoniste në klip është aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Megi Pojani.

Doni Xhoni ka postuar një imazh ku shihet bashkë me Megin e cila ka vendosur duart në gjoksin e reperit.

“Vera fillon dhe mbaron më 07.07. 2022, 23:59”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që kënga e fundit e Don Xhonit është “Crypto” e lansuar në mars të këtij viti.

Në anën tjetër, edhe Megi ka qenë mjaft e komentuar kohëve të fundit pasi u tha se ajo ka nisur një lidhje të re dashurie me futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiç.

.

Të Ngjajshme

Kasami: BDI mundohet që tetovarët t’i mashtrojë me koncerte!

admin

Si të përgatisni reçel me kajsi të sinës në shtepi

Ahmeti takoi veteranët e BDI-së

admin

Leave a Comment