Megxit, reagon Meghan Markle pas deklaratës së familjes mbretërore

Një ditë pas deklaratës së familjes mbretërore se mbështesnin vendimin e  Dukës dhe Dukeshës së Sussex për tërheqjen nga detyrat mbretërore dhe fillimin e një jetë të pavarur, ka ardhur edhe reagimi i Meghan Markel.

38-vjeccarja është shprehur se nuk e ka ndaluar askush të merrte pjesë në samitin në Sandringham, dhe se çifti vendosën që nuk do të ishte e nevojshme që ajo të kthehej nga Vancouver për t’u bashkuar me Harry në përballje mbretërore.

Kjo deklaratë vjen pasi mediat në Britani spekuluan se Dukesha ishtë përjashtuar nga samiti.

Reagimet pas samitit për Megxit kanë qenë të shumta. Analistët shprehen se Dukës dhe Dukeshës do t’i duhet kohë për të rregulluar marrëdhënien me familjen pas samitit në Sandringham.

Ndërsa qytetarët të pyetur për këtë çështje thonë se Megxit u lejua për të mbrojtur imazhin e familjes mbretërore.

“Mendoj se familja mbretërore është shumë e shqetësuar për imazhin publik në këtë moment. Për këtë arsye e kanë mbështetur vendimin  e Meghan dhe Harry, edhe pse normalisht nuk do të dëshironin ta bënin këtë gjë”, tha një qytetar londinez.

Pas përfundimit të takimit, Buckingham Palace bëri një deklaratë ku thuhej se Duka dhe Dukesha e Sussex kishin mbështetjen e plotë të familjes mbretërore pas bisedimeve të krizës në Sandringham, së bashku me vëllain e madh të Harry, Princi William, dhe babanë e tij, trashëgimtarin e fronit, Princin Charles.

Ndërkohe vendimet përfundimtare do të merren në ditët në vijim, teksa është kërkuar një plan që do të aplikohet edhe në brezat e ardhshëm.

Harry dhe bashkëshortja e tij nisin tanimë një “periudhë tranzicioni”, çka do të bëjë që çifti të ndajë kohën mes Britanisë dhe Kanadasë.

Ata gjithashtu kërkojnë një mënyrë jetese më pak të ngarkuar nga detyrat mbretërore dhe nuk do të përfitojnë më nga fondet publike.

.

Të ngjajshme

Parlamenti i Iranit vendos Pentagonin si grup “terrorist”

shprehja

Faqja e Regjistrit Qendror: “Drejtoresha është e zënë me tenderë dhe mobing”

shprehja

Putin mbërrin në Stamboll për inagurimin e gazjellësit Rrjedha Turke

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë