January 31, 2023
Portali Shprehja

Meksikë, trazira pas arrestimit të djalit të “El Chapo”

Tre anëtarë të forcave të sigurisë kanë vdekur në përleshjet në Sinaloa të Meksikës pas arrestimit të djalit të kreut famëkeq të kartelit meksikan të drogës “El Chapo”.

Ovidio Guzman-Lopez – i vetëshpallur si udhëheqës i ish-kartelit të babait të tij – u kap në Culiacan dhe u transferua në Mexico City.

Anëtarët e tërbuar të bandës ngritën blloqe rrugësh, u vunë flakën automjeteve dhe sulmuan një aeroport lokal.

Dy avionë u goditën me armë zjarri ndërsa njëri përgatitej të ngrihej. Më shumë se 100 fluturime u anuluan në tre aeroporte të Sinaloas.

Guvernatori i shtetit tha se 18 persona kishin kwrkuar ndihmw në spital.

Guzmán-Lopez – i ashtuquajtur “Miu” – akuzohet se ka udhëhequr një fraksion të kartelit famëkeq Sinaloa të babait të tij, tha Ministri i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval. Është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.

Babai i tij, Joaquin “El Chapo” Guzman, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash.

Operacioni i mbikëqyrjes gjashtëmujore për kapjen e Guzman-Lopez pati mbështetjen e zyrtarëve amerikanë, shtoi ministri i Mbrojtjes Sandoval.

Të Ngjajshme

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

admin

Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim

admin

Rilind Gervalla emërohet drejtor i RTK-së

admin

Leave a Comment