5.1 C
Skopje
December 11, 2019
Offside

Menaxheri i Kumbullës për Taren: Kam folur me të, Lacio është në duar të mira

Marash Kumbulla ka fituar interesin e shumë klubeve të njohura me anë të paraqitjeve të tij me fanellën e skuadrës së Veronës në Serinë A të Italisë. I pari ekip që u përfol ishte një emër I madh i futbollit si Juventusi, ndërsa më pas doli në dritë edhe klubi i Lacios, që për hir të së vërtetës i ka pasur gjithnjë dyert e hapura për tëlentet shqiptare.

Në lidhje me këto zëra ka folur së fundmi edhe agjenti i mbrojtësit shqiptar, që vlerëson maksimalisht drejtorin sportiv të Lacios, Igli Taren, dhe e cilëson ekipin nga Roma si një shoqëri të bukur dhe mirëpritur. Por gjithsesi shprehet se ende është shpejt për të folur për të ardhmen e Kumbullës, që do të vendoset në bashkëpunim me Veronën kur të jetë momenti i duhur.

“Kam folur me Taren, me të cilin kam marrëdhënie shumë të mirë, por jo për Kumbullën në mënyrë të veçantë apo për bisedime në lidhje me futbollistin. Kemi folur për punë. Unë kam një mendim të jashtëzakonshëm për të si drejtor, kështu që Lacio nuk është në duar të mira, por në duar shumë të mira.

Në këtë moment është e vështirë të bëj parashikime për të ardhmen. Jemi të përqendruar të bëjmë mirë në kampionat. Zakonisht ne tentojmë të shpejtojmë pak, por ai duhet të qendrojë i qetë. Për atë çfarë do të ndodhë do e vendosim së bashku me Veronën, që është një ekip të cilit Marashi i detyrohet gjithçka. Kurrë nuk kam folur për mundësi potenciale për të ardhmen me të, por Lacio qartësisht është një shoqëri e mirë dhe një ekip i mirëpritur”, ka deklaruar agjenti i Kumbullës.

Duke marrë shkas nga fjalët e parasysh agjentit të mbrojtësit kuqezi dhe raportin që ai ka me  Igli Taren, si dhe faktin që ky i fundit gjithnjë ka ditur t’i afrojë futbollistët shqiptar në radhët Lacios, atëherë klubi kryeqytetas duket se ka një avantazh më shumë për të marrë shërbimet Marash Kumbullës./Sport Ekspres/

Artikuj të ngajshëm

Incident pas ndeshjes, lojtarët e Lyon përplasen me tifozët për shkak të një… “gomari”

shprehja

E fundit/ Fitoi me rezultatin 4-0 në “Champions”, Ançeloti shkarkohet “pabesisht” në Itali

shprehja

Fjalët e Antonio Conte pas eliminimit nga “Champions’: Ndihem shumë keq, le t’i përveshim mëngët

shprehja