September 24, 2020
Portali Shprehja

Menaxheri i yllit të Premier League: Me Sarrin do të kishte shkuar tek Juventus

Joao Santos, menaxheri i Jorginho-s, ka folur për klientin e tij në një intervistë të dhëmë për TMW:

“Sot mendon për kombëtaren, për dy ndeshjet që do të luhen. Është i lumtur për thirrjen e Mancini-t dhe ka dëshirë të japë kontributin e tij”.

“Ka edhe tre vite kontratë me Chelsea-n. Merkato është e gjatë, do të zgjasë deëri më 5 tetor. Dhe nëse Chelsea do të mendojë se ai nuk është më pjesë e projektit, do të gjej një zgjidhje tjetër”, ka thënë Santos.

“Sezonin e kaluar ka luajtur 40 ndeshje me Chelsea-n dhe është i rëndësishëm për kombëtaren e Italisë. Të shohim. Deri tani nuk kemi marrë oferta zyrtare. Megjithatë, pëlqehet nga shumë klube, duke parë se nuk ka shumë lojtarë me karakteristikat e tij në pozicionin ku luan”.

“Juventus? Po. I kanë propozuar Chelsea-t një këmbim me Pjanic, por që nuk është marrë në konsideratë nga klubi anglez. Por Paratici nuk më ka telefonuar kurrë. Do të kishte shkuar tek Juventus me Sarri-n? Mendoj se po”.

.

Të Ngjajshme

PSG dhe Manchester United sfidohen për yllin e Inter-it

admin

Inter, tri opsione në mesfushë; Po sikur Vidal të luante me Eriksen?

admin

E JASHTËZAKONSHME! Lukaku e fut Kumbullën te “VIP”-at e Serie A

admin

Leave a Comment