September 27, 2022
Portali Shprehja

Menaxhmenti i SHA ”Ekonomia e Ujrave” me paga më të larta se ministria e kryeministri

Menaxhmenti i SHA “Ekonomia e Ujrave” po merr rroga më të mëdha se ministrat e kryeministri, thotë zëvëndëskryeministri i parë Artan Grubi. Ai thotë se Qeveria ka ndarë mjetet për këtë shoqatë aksionare për t’i ndihmuar në mbulimin e rrogave për tre muaj por se urgjentisht duhet që të ristukturohet, raporton Klan M.

“Vendosëm që t’ju japim ndihmë por do të duhet që menaxhmenti që të ristrukturon vetën dhe të largon harxhimet të cilat nuk i ka të planifikuara mirë dhe të mirret me menaxhment të mirëfillt të drejtëpërdrejtë të ndërrmarjes dhe most ë gjeneron humbje të njëpasnjëshme. Menaxhmenti ka rroga më të mëdha se ministri më të mëdha se kryeministri” – deklaroi zvkryeministri Artan Grubi.

Nga kjo shoqatë aksionare e cila është në pronësi të shettit janë deklaruar se do të fillojnë me grevë përshkak vonesës së rrogave dhe sigurimit shëndetësor.

“60% e punëtorëve në SHA “Ekonomia e Ujrave” marrin paga minimale. Kemi marrë informacion se duhet të bëhet ristukturimi por punëtorët kanë vendime dhe është vështirë në këtë kohë të krizave punëtorët të largohen nga puna” – thanë nga SHA Ekonomia e Ujrave.

Drejtori i kësaj shoqate aksionare Llokman Limani nuk është i kapshëm për deklaratë disa ditë me rradhë. Nga Sindikata e punëtorëve të Maqedonisë thonë se punëtorët mezi ja dalin duke u detyruar të luftojnë për kafshatën e bukës. Ndërsa kanë paralajmëruar edhe grevë në qoftë se nuk paguhen rrogat. /KlanMacedonia/

Të Ngjajshme

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Çka po ndodhë me BDI-në? – Këto janë komentet e partive

Leave a Comment