7 C
Skopje
November 20, 2018
Shëndetsi

Mentja: Bima që ul temperaturën e lartë dhe relakson enët e gjakut

Në familjen e bimës së mentes ka mbi 30 lloje të ndryshme, pothuajse të gjitha kanë të njëjtat veti mjekësore dhe përdoren po njëlloj si të tjerët. Por më e zakonshmja është “mentja piperita”.

Përbërësit: Vajra esencial, tanina, flavonoide, tokoferole, kolinë,substance të tharta.

Veprimi: Antispazmodik, tonik i tretjes, parandalon të vjellurit, relakson enët periferike të gjakut,nxit djersitjen por dhe ul temperaturën e lartë, nxit rrjedhjen e lëngut të tëmthit, analgjezik.

Pjesët që përdoren: Kërcelli bashkë me gjethet relakson muskujt e traktit të tretjes dhe nxit rrjedhjen e lëngut të tëmthit, pra janë të dobishme për probleme me tretjen, formimin e gazrave, dhimbjen e barkut dhe gjendje të ngjashme me këto të sipër përmendura. Pjesët sipërfaqësore të mentes ulin nausenë (ndjesinë për të vjellë) dhe për këtë mund të jenë të rëndësishme në rastet e udhëtimeve me makinë për personat që i zë makina gjatë udhëtimit. Ato nxisin dhe djersitjen duke ulur temperaturën në grip dhe rrufë.

Vaji esencial i mentes përmban sasi të  mëdha mentoli. Në doza të larta ai është analgjezik (ul dhembjen ) dhe qetësues. Ai mund të përdoret për shqetësime të lëkurës, etheve, dhembjen koke dhe migrenë. Si antibacterial ndihmon për të luftuar infeksionet.Në qoftë se avujt e tij thithen ndihmon në lirimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Përdorimi:

Çaji merret për të qetësuar ndjesinë e të vjellit, përmirëson tretjen, ul ndjenjë e rëndesës dhe pakëson gazrat, qetëson dhembjen e barkut, dhembjen e kokës dhe migrenën, si dhe temperaturën e lartë.

Tinktura: përdoret njësoj si dhe çaji.

Kompresat: njomet një leckë në çajin e mentes dhe përdoret për të qetësuar dhimbjet reumatizmale të kyçeve si dhe neurologjinë( dhembje me origjinë nervore )

Inhalacioni, pra duke thithur me hundë dhe gojë avujt  që dalin nga zierja e çajit të gjetheve të mentes duke çliruar rrugët e frymëmarrjes. Vendosni disa gjethe të njoma në një enë me ujë të nxehtë dhe thithni avujt për të lehtësuar hundët e bllokuara.

Shpëlarja: përdoren 2-3 pika vaj menteje në 10 ml ujë për lëkurën e irrituar nga djegiet, pezmatimet, zgjebja dhe infeksionet nga krimbat e rrumbullakët për të larguar insektet. /gazeta shendeti/

Artikuj të ngajshëm

Aspirinë apo Ibuprofen? Ky është dallimi dhe kur duhet të përdoret secila

shprehja

Sa më shumë të shkëlqejë molla, aq më shumë dyll ka, si t’i pastroni nga toksinat

shprehja

Cilët ullinj duhet t’i konsumojmë, jeshilë apo të zinj

shprehja