January 28, 2022
Portali Shprehja

Mërgimtarët nisin ta lëshojnë Kosovën, këto janë pritjet në pikat kufitare

Pritjet në vendkalimet kufitare për mërgimtarët janë të pashmangshme. Pas pushimeve për festat e fundvitit në Kosovë, tashmë bashkatdhetarët kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës.

Tact Watches

Sikurse çdoherë ata edhe këto ditë po përballen me pritje të gjata për të dalë nga Kosova. Sot paraqitet situatë më e qetë sesa ajo e një nate më parë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, 20 deri në 30 minuta janë pritje në pikën kufitare në Merdarë. Dalja në këtë pikë kufitare është 30 deri në 40 metra. Ndërsa në pika tjera kufitare deri në këto momente paraqitet situatë më e qetë dhe pa pritje të gjata.

Gjatë së hënës kolonat kanë qenë kilometrike. Në dalje të Merdarës kolonat mbrëmë kanë arritur deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat kanë qenë deri 100. /Lajmi.net

Të Ngjajshme

Hoti: Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë

admin

Rama: Jam i vetmi pa titull shkencor kam vetëm Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master

admin

Togerja Liridona Baftjari-Jashari shpallet studentja më e mirë ndërkombëtare në Stamboll

admin

Leave a Comment