Merkel kërkon embargo të armëve ndaj Libisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje për embargo të armëve ndaj Libisë për të lehtësuar një zgjidhje politike të konfliktit në këtë vend.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Merkel përsëriti premtimin e komandantit renegat me qendër në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, për të respektuar armëpushimin dhe për të pranuar ftesën për pjesëmarrjen e tij në Konferencën e Berlinit mbi Libinë, e planifikuar të mbahet të dielën.

“Para së gjithash, është një lajm i mirë që ai është i gatshëm të zbatojë armëpushimin”, tha Merkel, duke theksuar se kjo është një nga kërkesat për një konferencë të suksesshme në Berlin.

Kancelarja gjermane bëri thirrje për një angazhim të ri nga palët në konflikt për të respektuar embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara (OKB) ndaj Libisë.

“Në konferencën mbi Libinë, mbi të gjitha duhet të arrijmë që embargoja e armëve të zbatohet. Ajo është rënë dakord në kuadër të OKB-së, por deri më tani nuk u zbatua”, tha Merkel.

Forcat e Haftar-it, të cilët morën mbështetje nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nisën një ofensivë të madhe ushtarake në muajin prill të vitit të kaluar për të pushtuar Tripolin nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga OKB-ja, veprim i cili tërhoqi kundërshtim të fuqishëm ndërkombëtar.

Sipas OKB-së, që nga fillimi i ofensivës mbi 1 mijë persona janë vrarë dhe mbi 5 mijë të tjerë janë plagosur.

Më 12 janar, palët ndërluftuese të konfliktit libian njoftuan një armëpushim në përgjigje të një thirrjeje të përbashkët të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe atij rus, Vladimir Putin.

.

Të ngjajshme

Pendarovski: Anëtarësimin në NATO privilegj dhe obligim

shprehja

Tajlandë, të paktën 20 të vrarë pas një sulmi me armë zjarri

shprehja

Zendeli: Gabimi Qeverisë së fundit ishte së pari nisja e qeverisjes me BDI-në

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë