AA
Në një drekë pune të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) nën kryesimin e Bullgarisë, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, paraqiti një bilanc mbresëlënës të arritjeve të vendit, duke u përballur hapur me politikat penguese të Serbisë përcjell agjencia e lajmeve INA.
Raporti i Komisionit Evropian 2024 vërteton progresin e Kosovës në 36 nga 38 fusha, duke e renditur vendin në pozitën e parë në Evropë dhe të tretën në botë për rend dhe ligj sipas “Gallup Law & Order”.
Gërvalla nënvizoi rritjen e fuqishme ekonomike me investime të huaja rekorde, dyfishimin e eksporteve dhe forcimin e buxhetit. Ajo theksoi se Agjenda e Reformave 2024–2027 është plotësisht e harmonizuar me Planin e Rritjes së BE-së dhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, duke konfirmuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n, KFOR-in dhe BE-në.
Si kryesuese e CEFTA-s, Kosova është angazhuar për barazi dhe integrim të drejtë në tregun rajonal, ndërsa ministrja ngriti me tone të ashpra problemin e ndalesave arbitrare nga Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës, duke i cilësuar si pengesa të rënda për lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin rajonal.
“Kosova nuk do të lejojë që masat e pajustifikuara të Serbisë të pengojnë rrugëtimin tonë evropian. Kërkojmë heqjen e tyre të menjëhershme, trajtim të barabartë si shtet kandidat dhe anëtarësim sa më të shpejtë në Këshillin e Evropës”, deklaroi Gërvalla.(INA)
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali tha se integrimi evropian është projekt
Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi sot për një rritje të pritshme të çmimeve të derivateve të naftës, që sipas tyre
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kërkuar dorëheqje nga kreu i Gjykatës Kushtetuese. Siaps tij, shovinizmi nuk mund të tolerohet