September 24, 2020
Portali Shprehja

Mesfushori bën bllokadë, nuk dëshiron të largohet nga Juventusi!

Sami Khedira do të rikthehet në stërvitje me Juventusin këtë javë. Gjermani nuk është në planet e trajnerit Andrea Pirlo, por nuk ka asnjë ofertë për t’u larguar.

Kampionët e Italisë duan t’i prishin kontratën për ta nxjerrë të lirë në treg, por 33-vjeçari nuk po pranon. Ai dëshiron që të rikthehet në ekip dhe të nisë nga përgatitjet.

Mesfushori i kristaltë ka kontratë deri në vitin 2021 me Juven dhe shanset janë që ta vazhdojë. Di Marzio bën me dije se drejtuesit e Juves po mundohen që ta prishin një vit para.

.

Të Ngjajshme

E BUJSHME: Flick vendos bastin e jetës te Bayerni, trajneri do dështimin e Dortmundit

admin

PSG dhe Manchester United sfidohen për yllin e Inter-it

admin

Inter, tri opsione në mesfushë; Po sikur Vidal të luante me Eriksen?

admin

Leave a Comment