November 27, 2020
Portali Shprehja

Mësimi online, “kokëdhembje” për familjet

Vazhdon të mbetet pezull fati i rreth 40.000 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët nuk kanë pajisje elektronike për ta ndjekur mësimin. Po aq supozohet të jetë edhe numri i atyre që nuk kanë kushte nëpër shtëpi apo banesa, për të ndjekur mësimin on-line, sidomos, familjet që kanë nga tre apo katër fëmijë, dhe që për secilin, duhet pasur nga një dhomë veç që të mund të ndjekë ligjëratat në qetësi. Një nga këto raste është edhe Vesa Qamili. Ajo thotë se, në shtëpi janë katër fëmijë, ndërsa kanë vetëm një llap top. Kushte për të blerë llap topa për të katër fëmijët nuk kanë shkaku i krizës nga pandemia. Por kjo nuk është pengesa e vetme që kanë këta fëmijë për ndjekje të mësimit on-line. Vesa thotë se, dhomën e saj e ndan me motrën, ndërsa të dyja duhet të kyçen në të njëjtën kohë.

Ne jemi katër fëmijë, në të njëjtën kohë na duhen pajisje por edhe hapësira ku do e mbajmë mësimin, kurse unë e ndaj dhomën me motrën time dhe të dyja jemi në të njëjtin ndërrim në shkollë, dhe e kemi të vështirë të kyçemi në të njëjtën kohë të komunikojmë me profesorët. Kemi një llap top që duhet ta ndajmë të katër fëmijët. Ka krizë ekonomike dhe është problem të blihen katër llap top për secilin fëmijë nga një”-tha Vesa Qamili. nxënëse.

Nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme, është kërkuar disa herë nga ministria që t`iu del në ndihmë këtyre nxënësve, por pa përgjigje. Kreu i Unionit të nxënësve thotë se i kanë dhënë ministres madje edhe propozim konkret se si të ndihmohen këta nxënës.

 Ne ia kemi bë të qartë se është një numër i madh i nxënësve që nuk kanë mjete për ta ndjekur mësimin on-line. Të jesh Ministër i arsimit dhe të thuash se ata që nuk kanë pajisje do ndjekin mësimin përmes televizorit është paksa skandaloze. Është mirë që Qeveria dhe institucionet arsimore të krijojnë një fondacion, ku do kyçen edhe bizneset që shesin pajisje elektronike, dhe të kyçen edhe filantropët që të ndihmojnë të blihen llap topa”-tha Blendi Hodai UNSHM.

Por, përkundër kërkesave të UNSHM-së, për ndihmë të këtyre nxënësve, nga ministria e Arsimit, mbeten në qëndrimin se nxënësit që nuk kanë mundësi të blejnë llap topa mësimin duhet ta ndjekin përmes kanalit televiziv të Maqedonisë së Veriut.

Bashkim Sulejmani                                                           

Të Ngjajshme

Bastisje në Kondovë dhe në Shkup, policia arreston dy persona

admin

“27 Prilli”, Zaev: Veljanoski i manipuluar nga Gruevski

admin

Trotuaret e bllokuara në Tetovë, filloristët të rrezikuar në trafik

admin

Leave a Comment