October 2, 2022
Portali Shprehja

Mësohet dyshja e parë e gjysmëfinales në “Eurobasket 2022”

Janë mbyllur dy çerekfinalet e para në Eurobasket 2022, ku Spanja ka eliminuar Finlandën, ndërsa Gjermania vendase ishte më e mirë se Greqia. Spanja ishte e para që e siguroi gjysmëfinalen, pasi e mposhti në Berlin skuadrën finlandeze me rezultat 100:90.

Finlandezët e hapën ndeshjen mrekullisht, shënuan nga të gjitha pozicionet dhe në çerekun e parë kishin epërsi prej dhjetë pikësh. Kur shkuan në +15 në pjesën e dytë, dukej se asgjë nuk mund t’i ndalte në rrugën e tyre drejt gjysmëfinales. Edhe pse Finlanda në një moment u afrua me dy pikë, nuk patën forcë për një kthesë të plotë dhe ‘La Furija’ festoi me meritë në fund.

 

Gjermania në anën tjetër u kualifikuan në gjysmëfinale pasi mposhtën Greqinë në një ndeshje spektakolare në Berlin me rezultat 107:96. Gjermanët e hapën ndeshjen shkëlqyeshëm, shënuan nga të gjitha pozicionet dhe çerekun e parë e fituan me epërsinë prej 11 pikësh. Megjithatë, grekët, me Giannis Antetokounmpo, arritën të rikthehen shpejt, duke barazuar. Deri në fund të pjesës së parë, ata madje arritën ta rikthehen, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsinë 61:57.

Në çerekun e tretë, vendasit u kthyen në lojë dhe shkuan në epërsi prej plot 12 pikë epërsi (83:71). Në çerekun e fundit, Greqia nuk kishte fuqi të kërcënonte seriozisht gjermanët, sidomos pas largimit të Antetokounmpos me dy gabime të qëllimshme. Në gjysmëfinale Gjermania do të luajë kundër Spanjës

.

Të Ngjajshme

Kosovë/ Ndërpritet greva, mësimi fillon të hënën, më 3 tetor

Greqia nuk ka punëtorë! Kërkohet ndihmë nga Shqipëria

Gjermanët llogaritën sa kushton rritja e fëmijëve deri 18-vjeç, kjo është shifra

Leave a Comment