February 1, 2023
Portali Shprehja

Mësohet se si Shakira e ka zbuluar tradhëtinë e Pike-s

Kanë kaluar disa muaj që kur Shakira dhe Pike përmes një deklarate njoftuan përfundimin e lidhjes së tyre. Që atëherë, ka pasur disa thashetheme që përndiqnin çiftin, duke përfshirë edhe tradhtinë e ish-futbollistit me Klara Çía. Para ndarjes, sipas informacioneve të publikuara nga “El Periódico”, Zherard ishte kthyer për të jetuar në apartamentin e tij të beqarisë dhe jeta e natës ishte intensifikuar.

Gazetarja Laura Fa kishte hedhur bombën: arsyeja e ndarjes është tradhtia e Zherard Pike. Më pas, emrat e të dashurës së dyshuar të Pike-s, filluan të qarkullojnë, si për shembull mënyra se si Shakira do ta kishte marrë vesh për tradhtinë.

Sipas programit “Univisión El Gordo y la Flaca”, artistja kolumbiane kishte punësuar një agjenci detektive për të zbuluar mashtrimin (tradhtinë) e lojtarit të Barçës.

Siç kanë treguar në programin “Univisión”, këngëtarja e ka konfirmuar tradhtinë përmes agjencisë që kishte kontraktuar. Megjithatë, detektivët kanë qenë ata që kanë “tradhtuar” Shakirën, duke bërë të ditur një pjesë të informacionit për mediat, pasi kanë marrë pamje ekskluzive.

 

Kolumbianja nga ana e saj i kishte siguruar të gjitha imazhet e Pike-s në situata komprometuese me një femër tjetër. Në “El Gordo y la Flaca” zbuluan gjithashtu se janë foto që nuk do të dalin kurrë në dritë. Shakira ka paguar për to dhe dëshiron të ruajë privatësinë e saj.

Mirëpo, paparaci Zhordi Martín, në të njëjtin program dha më shumë detaje një javë më pare.

“Shakira nuk donte të dilte lajmi. Gerardi është ai që ka shtyrë të dilte. Për momentin filloi të zbulohej se cila është femra misterioze… Është 22 vjeçe, më thonë se është stjuardesë, natën punon në një disko që Pike e frekuenton shumë”.

Artistja kolumbiane ka hedhur disa shigjeta ndaj ish-partnerit të saj në këngën në të cilën bashkëpunon me DJ-in dhe producentin argjentinas dhe e ka publikuar së fundmi. Kënga prej më shumë se tre minutash e gjysmë është një nga temat më të rëndësishme të ditës, por edhe reagimet e të famshmëve që kanë folur për të.

.

Të Ngjajshme

Flori Mumajesi po i rikthehet muzikës, këtë e bën të ditur shoku i tij

Netanyahu: Prioritet i Izraelit, normalizimi i lidhjeve me vendet arabe përpara paqes me palestinezët

Boshkov: Infrastruktura e fqinjëve shumë më e mirë se e jona

Leave a Comment