March 21, 2023
Portali Shprehja

“Messi, larg PSG-së?”, zbulimi i bujshëm: Përfaqësuesit e tij kanë nisur kontaktet me…

“Nënshkrimi i një kontrate me Lionel Messi-n është qartësisht objektivi numër një për Jorge Mas”. Kjo është deklarata e  bërë për L’Equipe nga menaxheri Jerome Meary.

Ai ka pohuar se një nga pronarët kryesore të Inter Miami, klub i MLS-së që ka ish-yjet e Manchester United, David Beckham si president, dhe Phil Neville si trajner, duket se është vënë në lëvizje për argjentinasin, kampion i freskët i botës.

“Diskutimet e para janë zhvilluar në qershorin e 2021-shit, para se Messi të nënshkruante me PSG-në. Bisedat kanë rifilluar, me Jorge Mas që ka kaluar shumë kohë me përfaqësuesit e Messi-t gjatë Kupës së Botës të zhvilluar në Katar në dhjetor”, ka përfunduar Jerome Meary.

Me këto deklarata, Meary nënkupton se përfaqësuesit e Pleshtit dhe klubi amerikan nuk i ka dhënë kurrë fund negociatave të bujshme që kanë filluar që nga vera e largimit të papritur të Leo Messi-t nga Barcelona pas 18 vitesh.

.

Të Ngjajshme

Haaland ishte përbindësh që 14 vjeç (VIDEO)

admin

Rrezikon rënien nga liga, klubit të famshëm anglez i hiqen 3 pikë! “Nuk po paguhen rrogat…”

admin

Ylli i ri në Premier League u ble thjesht 3 mln euro dhe sot Man United e do me çdo kusht!

admin

Leave a Comment