May 26, 2022
Portali Shprehja

Messi show, PSG fiton me poker: askush si Mbappe në shekullin e 21-të (Pamjet)

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore bindëse në javën e 37-të të kampionatit francez, pasi ka mundur Montpellier në transfertë me rezultatin 4-0.

Sfida e luajtur në Stade de la Mosson ka patur për protagoniste Lionel Messi-n, Kylian Mbappe-në dhe Angel di Maria-n. I pari ka qenë autor i një dygolëshi në minutën e 6-të dhe të 20-të.

Tact Watches

I dyti ka qenë autori i dy asisteve për dy golat e Messi-t dhe ka shënuar golin e katërt në minutën e 60-të. Francezi është përfshirë në realizimin e 71 golave në këtë sezon për klubin dhe kombëtaren. Totali më i mirë për një lojtar francez në shekullin e 21-të.

MONTPELLIER-PSG VIDEO

I treti, Di Maria, ka realizuar golin e tretë në minutën e 26-të me një goditje të bukur fluturimthi, me topin që ka përfunduar në rrjetë edhe falë një devijimi të mbrojtjes.

Një ndeshje që vlen sa për statistikë, duke parë së PSG e ka siguruar titullin prej disa javësh, ndërsa Montpellier nuk luante më për asnjë objektiv në kampionat, ku mban vendin e 13-të me 43 pikë.

.

Të Ngjajshme

Buzëqesh Pioli, i rikthehet medalja që ia vodhën dhe fiton çmimin e madh të Serie A

admin

Zhgënjim i madh, në Roterdam policia ndërhyn me kuaj dhe hedhës uji! Tifozeria konfrontohet (PAMJET)

admin

Mourinho në lot pas medaljes, pastaj mesazhi misterioz drejtuar klubit!

admin

Leave a Comment