Lionel Messi ka njoftuar largimin e tij nga kampioni francez PSG. Ylli argjentinas nuk ka ende një klub të ri, të cilin pritet ta konfirmojë në javën e ardhshme.
Legjenda 35-vjeçare ka konfirmuar se po largohet nga klubi parisien në një deklaratë për ESPN.
“Jam i lumtur që arrita të përfaqësoj PSG-në. Ishte shumë argëtuese të luaja në këtë ekip me lojtarë kaq të mirë. Falënderoj klubin për një përvojë të mrekullueshme në Paris”, ka thënë shtatë herë fituesi i Topit të Artë.
Kontrata e Messit me PSG-në skadon brenda pak ditësh pas dy vitesh qëndrimi. Trajneri Christophe Galtier konfirmoi në një konferencë për shtyp të enjten se ndeshja e së shtunës mbrëma kundër Clermont do të jetë paraqitja e fundit e tij në fanellën e kampionëve të Ligue 1.
.