September 26, 2020
Portali Shprehja

Meta i kërkon informacion Ramës për detin me Greqinë?

Presidenti, Ilir Meta, nuk mjaftohet me deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e Greqisë për t’i zgjeruar ujërat territoriale të saj me 12 milje në detin jon.

Kreu i Shtetit me anë të një letre zyrtare, që Rtv Ora e disponon, i kërkon informacion Ramës mbi deklaratën e kryeministri Grek Mitsotakis.

Ndaj kryeministrit Rama, Presidenti kërkon llogari për qëndrimin zyrtar të Shqipërisë dhe nëse qeveria është në dijeni të pasojave që mund të shkaktojë ky vendim.

“Kërkoj informacion mbi komunikimin me kryeministrin e Greqisë apo zyrtarë të tjerë mbi këtë çështje. Kërkoj informacion mbi qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar dhe pasojave që mund të rrjedhin prej tij, përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Kërkoj informacion për veprimet që do ndërmarrë qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë” shkruan Meta në letrën drejtuar Ramës.

Greqia shpreson të rifillojë së shpejti bisedimet me Shqipërinë për përcaktimin e kufirit detar.

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, i tha shtypit vendas se Athina është e interesuar për bisedime të sinqerta me Tiranën që do të çonin më pas drejt një marrëveshjeje.

Në lidhje me negociatat për ndarjen e kufirit detar Dendias ka njoftuar të vizitojë Tiranën, por deri më tani nuk ka një datë konkrete.

Debati për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë mori zjarr pas deklaratës së kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis, se Greqia do ti zgjerojë ujërat territorialë në detin Jon nga 6 në 12 milje si dhe u lajmërua vizita në Tiranë e Ministrit të Jashtëm grek.

Në Shqipëri deklarata e Mitsotakis ndezi debatin politik dhe opozita ndërsa kërkoi transparencë nga qeveria, e akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshje të fshehtë me Athinën.

Së pari, kryeministri Rama tha se është e drejtë e Greqisë ti shtrijë ujërat territorialë deri në 12 milje në bazë të Konventës për Ligjin e Detit.

Më pas Kryeministri sqaroi se nuk ka marrëveshje të fshehtë me Athinën pasi së pari duhet riformatuar grupi negociator, proces që ndodh me firmën e Presidentit.

Debati kryesor për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve është kanali i Korfuzit, ku distanca mes dy brigjeve është më e vogël se 24 milje.

Të Ngjajshme

“Mos më prek, nuk të njoh”, momenti kur Nasim Haradinaj nuk i nënshtrohet policëve të EULEX-it (VIDEO)

admin

Maqedonia dhe Kosova do të hapin kufijtë pa teste, mësohet se kur?!

admin

Haradinaj: Nuk i përgjigjem EULEX

admin

Leave a Comment