December 3, 2020
Portali Shprehja

Meta në Dibër: Marrëdhëniet shqiptaro – maqedonase shumë të mira dhe stabile

Marrëdhëniet bilaterale shqiptaro – maqedonase janë shumë të mira, stabile, në çdo pikëpamje, por mundemi më shumë, par së gjithash në ekonomi dhe në këmbimin tregtar, vlerësoi presidenti shqiptar, Ilir Meta, i cili sot po qëndron në Dibër.

“Shpresoj se së shpejti do të përfundojë ndërtimi i autostradës ‘Rruga e Arbërit’ që është një mjundësi e shkëlqyeshme për ‘lulëzim’ ekonomik të Dibrës, por edhe të tërë rajonit. Kjo do të thotë edhe vende të reja të punës dhe ruajtjen e të rinjve në vendlindje”, tha Meta, duke shtuar se duhet t’i jepet impuls i posaçëm bashkëpunimit në përballjen me pandeminë.

Ai u përgjigj në pyetjen e gazetarëve edhe rreth procesit eurointegriues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se “Maqedonia është në rrugë të sigurt, përkundër Shqipërisë e cila duhet të bëjë më shumë”.

“Konsideroj se Maqedonia zbatoi procese të pjekura politike dhe demokratike. Maqedonia është në rrugë të sigurt. Shpresoj se në raportin me Bullgarinë çështjet do të tejkalohen në frymën dhe bashkëpunimin evropian. Neve na mbetet akoma më shumë punë, gjithsesi do të insistojmë t’i përmbushim detyrat, e këtu me rëndësi është t’i mbajmë me sukses zgjedhjet, ato të jenë të lira dhe demokratike. Kështu do të ndodhë në çdo rast”, vlerësoi Meta.

Autostrada “Rruga e Arbërit” e shkurton distancën nga vendkalimi kufitar “Bllatë” afër Dibrës drejt Tiranës për më shumë se 100 kilometra.

Meta paraprakisht pati takim të shkurtë me kryetarin e Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, ndërkaq foli edhe para anëtarëve të Këshillit të Komunës. pasdite do të ketë fjalë përshëndetëse në akademinë solemne me rastin e shënimit të 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës. Në solemnitet do të flasë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Të Ngjajshme

Gjermania nuk dëshiron të nxitojë si Mbretëria e Bashkuar me vaksinën e Pfizerit

admin

Mustafa pas humbjes së LDK-së në Podujevë: Ne i qëndrojmë ballë Albin Kurtit, nuk frikësohemi

admin

Ekzekutohet një 47-vjeçar shqiptar në Brazil

admin

Leave a Comment