January 23, 2022
Portali Shprehja

Meta nis vizitën në Maqedoninë e Veriut: Të krenohemi me Shën Terezën, duke mbajtur gjallë veprën dhe mesazhet e saj

Presidenti Ilir Meta ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku në një mesazh bën thirrje që të jetësohet e mbahet gjallë vepra e Nënë Terezës.

Në një postim në “Facebook”, Meta thekson se e ka nisur vizitën pikërisht me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës.

Tact Watches

“I lumtur të nis zyrtarisht vizitën time në Maqedoninë e Veriut, me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe të përjetshëm të dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës.
Të krenohemi me Shën Terezën vetëm duke jetësuar dhe mbajtur gjallë veprën dhe mesazhet e saj të mençuara plot shpresë dhe dashuri për jetën dhe njeriun!”, shkruan Meta.

Të Ngjajshme

Vazhdon përballja me flakët në Manastir! Zjarrfikësit tentojnë shuarjen e zjarrit në fabrikën e bukës

admin

Maqedonia e Veriut kërkon lehtësira për hyrje në Kosovë

admin

Ngrirja e çmimeve vlen vetëm edhe 8 ditë

admin

Leave a Comment