January 16, 2022
Portali Shprehja

Meta takon Zaevin: E falënderova për kontributin në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së të punës në Maqedoninë e Veriut, ka takuar edhe kryeministrin në largim, Zoran Zaev. Meta ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa pamje nga takimi.

Në postimin e tij kreu i shtetit shqiptar shkruan se e falënderoi Zaevin për kontributin e tij për arritjen e Marrëveshjes së Prespës si dhe për anëtarësimin e vendit në NATO. Po ashtu, Meta thotë se i shprehu falënderime për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë në vend.

Tact Watches

 

 

ILIR META NË FACEBOOK

“Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falënderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm.”

Të Ngjajshme

Mbi 15.000 raste aktive me virus në vend

admin

Voziti me 2.52 promilë alkool në gjak, kapet nga policia

admin

VMRO-DPMNE: Kovaçevski ka qeveri të shkruar nga Zaev

admin

Leave a Comment