September 30, 2020
Portali Shprehja

Metali i çmuar që po afron vendin tonë me BE, Reuters: Shqipëria ka depozita të shumta

Sipas një artikulli të publikuar së fundmi nga Reuters, Europa po i bashkohet përleshjes globale për mineralet.

Artikulli thekson se Europa po e humbet betejën globale për metalet dhe se këto të fundit janë duke i mbaruar. Në artikull përmendet edhe Shqipëria.

Kapaciteti prodhues i Europës, sidomos në fazën e rafinimit dhe të procesimit është reduktuar ndjeshëm, sidomos nga konkurrenca me çmime më të ulëta, kryesisht nga Kina.

Alarmin e ka ngritur së fundmi edhe shoqata europiane, Eurometaux. “Europa ka arritur pirunin kritik”.

“Pesë vitet e ardhshme do të përcaktojnë nëse ne do të kemi sukses në rimëkëmbjen tonë në këtë drejtim, apo nëse të tjera rajone në botë do të futen në garën e burimeve globale”-thotë shoqata.

Të njëjtin mendim ndan edhe vetë Komisioni Europian, duke nënkuptuar se revolucion industrial do të ketë nevojë për shumë metale që aktualisht rajoni nuk i ka, shkruan abcnews.al.

Bashkimi Europian është duke ndjekur tani të njëjtën rrugë si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krijimin e zinxhirit të vetë furnizues të metaleve. Unioni ka të hartuar një listë të mineraleve kritike, mes të cilave edhe platinin.

Pikërisht për këtë arsye, Komisioni Europian këmbëngul për integrimin e Ballkanit Perëndimor në zinxhirin europian të furnizimit, thotë Reuters, duke e arsyetuar këtë me faktin se, Shqipëria por edhe vende të tjera të rajonit kanë depozita të shumta platini./m.v. abcnews.al

Të Ngjajshme

Nga Serbia pa teste dhe karantinë mund të udhëtoni vetëm në 17 shtete (LISTA)

admin

Në Shqipëri sot fillon vaksinimi për gripin

admin

Shqiptarët në Mal të Zi mund të përdorin simbolet kombëtare

admin

Leave a Comment