September 24, 2020
Portali Shprehja

Metoda e shërimit me Kur’an duke i lexuar vetvetes !?

Një metodë e shkëlqyer,për t’i bërë rukje (lexim Kurani) vetës,ndikimi i së cilës do të jetë më efektiv (me ndihmën e Allahut) sesa ai që të lexon dikush tjetër (të bën rukje)Me mirësine e Allahut në të ka hajr të madh,bereqet dhe shërim,thotë Allahu në Kuran;” Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.”(El Isra;82)Duhet të kesh ujë zemzem; I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me ujin zemzem ka thënë: “Është i bekuar dhe pije që të ushqen.” Tajalisi shton: “Dhe shërim për sëmu’ndjen.”[Muslimi, 6359]Mjaltë-”…nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit…..”(Sure Nahl;69)

dhe Vaj ulliri”Pasha fikun dhe ullirin! (Sure Et-Tinn;1)Duhet të jesh i bindur se shërimi yt është vetëm në dorën e Allahut.Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmu’ndje përveçse ka zbritur edhe shërimin e saj.Së pari duhet të jesh me abdes dhe i kthyer nga Kibla.Pastaj e hap Mus’hafin, suren Fatiha e lexon shtatë herë,frynë në ujë (zemzem nëse ke) pastaj në vaj ulliri (mundësisht të jetë original) dhe në mjaltë.E hapë suren Bekare dhe lexon 2 faqe të saj,(në gjuhën arabe-jo leximi i përkthimit në gjuhën shqipe) frynë në ujë ,vaj e mjaltë.Duhet të lexosh me përqëndrim të zemrës, koncentrim të thellë dhe meditim.

Kështu vazhdon,lexon dhe pas çdo 2 faqesh frynë në ujë ,në vaj ulliri pastaj në mjaltë,derisa ta bësh hatme tërë suren Bekare (do të merr përafërsisht 1-1.30min. kohë)Pasi ta përfundosh suren Bekare dhe të frysh në ujë ,vaj ulliri dhe mjaltë ;Duhet të pish nga uji që ke fryrë në të ,ndërsa një pjesë të pakët të ujit e vendos në një enë tjetër me ujë të nxehtë dhe pastrohesh me të ;Me vajin e ullirit e lyen tërë trupin,Ndërsa mjaltin e merr cdo dite nga një lugë në esëll.Përktheu:A. L.BKontrolloi:Mr.Muhammed Broja

.

Të Ngjajshme

Profeti (alejhi selam) thotë:“Unë jam dërguar dhe Ora e Kijametit është larg meje aq sa…

admin

Pse namazi është më i mirë se gjumi !?

admin

Kur’ani e përmend dëgjimin para shikimit a e dini PSE ? Ja zbulimi fenomenal shkencor !

admin

Leave a Comment