January 23, 2021
Portali Shprehja

Mexhiti: Çështja e Komisioneve kuvendore pritet të zgjidhet gjatë kësaj jave

Deputeti i BDI-së Izet Mexhiti nuk sheh pengesa në ndarjen e Komisioneve. Sipas tij gjatë kësaj jave do të thirret seanca e Kuvendit dhe kjo çështje do të zgjidhet. Mexhiti gjithashtu njoftoi se sipas numrit të deputetëve nga 8 komisione do tu takojnë LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. BDI-ja do të udhëheq me 3 komisione derisa Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët do të udhëheqin me dy komisione.

“Po bëhen përgatitjet, do të thirret seanca e re ku do të zgjedhën edhe komisionet. Nga 8 komisione kanë LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, ne kemi 3 komisione, Aleanca dhe Alternativa kanë 2 komisione. Kreu i Kuvendit do të udhëheq me Komisionin për Ndryshime Kushtetuese, me Komisionin e Shëndetësisë, dilema është nëse BDI do të udhëheq me Komisionin për Çështje Evropiane apo atë të arsimit, por cilido që të jetë ne do të japim kontributin tonë. Nuk shoh ndonjë problem, mendoj se do të zgjidhet këtë javë”, deklaroi Izet Mexhiti, BDI.

Të Ngjajshme

ASH-AAA: “Shtetësia.mk” është e sigurt dhe e suksesshme

admin

Një burrë u gjet i vdekur në ujërat e Pçinja afër Katlanovës

admin

Dislokimi i kazinove, akoma asnjë zgjidhje nga pushteti

admin

Leave a Comment