Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti akuzoi pushtetin se me votimin e ndryshimeve në kodin penal po e kthejnë si hero Nikolla Gruevskin, për të cilin tha se të njëjtit edhe e kishin larguar nga Maqedonia.
Mexhiti kundërshtoi arsyetimin e ASH-së për mos dërgimin e ligjit në Qeveri nga ana e ministrit Lloga.
“Unë me Meritën dhe Kastriotin nuk kemi marr pjesë në këtë procedurë. Nuk mbanë as arsyetimi i disave siç është përpilu ligji dhe është nënshkru në Ministri të Drejtësisë, duke u nxjerrë në atë që nuk e kanë nënshkru, por kanë autorizu zv.ministren. Ky është një manipulim me opinionin publik, pra nuk mund t’i ikin përgjegjësisë. Kanë qenë pjesë e këtij procesi i cili është i dëmshëm, ky ia falë shumë lëndë Gruevskit dhe bënë që dalë nga dalë të kthehet. Të gjithë ata që kanë kontribuuar për ikjen e tij dhe kthimin e tij, herët a vonë do të dalin para opinioni dhe do ta bartin përgjegjësinë”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Levizjes Demokratike./ Alsat.mk
.