December 3, 2022
Portali Shprehja

“Mezi e prisja Italinë…” Asllani i zhgënjyer nga Reja. Trajneri italian: “Nuk bëj eksperimente”

Kristjan Asllani deklaroi për SuperSport se mezi e priste ndeshjen me Italinë dhe nuk e fshehu zhgënjimin që nuk e nisi nga minuta e parë, teksa tha se për aktivizimin e paktë, duhej pyetur trajneri Reja. A e prisnit një aktivizim nga minuta e parë? Kam dy muaj që e prisja këtë takim dhe doja të luaja nga fillimi. Nuk e nisa titullar dhe nuk ka problem. Kur erdhi momenti im, u përpoqa të ndihmoj skuadrën. Nuk ia dolëm, por besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë.

Ndaj Italisë ishte shumë e vështirë… E nisëm mirë këtë ndeshje dhe duhej të mbanim sa më shumë avantazhin, por nuk ia dolëm. Më pas kishim raste të rihapnim ndeshjen , por nuk na eci as me traversat, përveçse kundërshtari është shumë i fortë.

Pse ka kaq pak minuta për Asllanin në Kombëtare, ndonëse edhe publiku të do? Nuk e di dhe për këtë duhet të pyesni trajnerin. Unë jam këtu, stërvitem mirë dhe jam gjithmonë gati, por nuk e di pse nuk aktivizohem shumë.

A ka probleme komunikimi mes Asllanit dhe Rejës? Komunikimi është njësoj si me gjithë të tjerët. Unë e respektoj dhe ai më respekton. Jam gjithmonë i lumtur kur vij këtu, por në fund zgjedhjet i bën trajneri. Formacionin e vendos trajneri.

Eshte pyetur per kete teme edhe trajneri Reja dhe pse nuk u aktivizua titullar Asllani: “Asllani po rritet shumë, pasi luan në një skuadër të madhe, me shumë futbollistë cilësorë në krah dhe ka të gjithë aftësitë për t’u përmirësuar. Megjithatë sot unë preferova të luaj me lojtarë që janë më të fortë dhe më rezistentë fizikisht, si Bare e Abrashi.

Nuk mund të bësh shumë eksperimente në ndeshje të tilla, por Asllani do të ketë raste të tjera në të ardhmen, për të treguar cilësitë e tij”, ishte komenti i Reja qe duket se eshte pak nje deklarate e cila krijon me shume polemika..

.

Të Ngjajshme

U tha se iu rebelua trajnerit Santos, Cristiano Ronaldo reagon publikisht! “Gënjeshtër, ja me cilin e kisha…”

admin

Shaqiri plas shishen në tokë, donte të luante 90 minuta ndaj Serbisë – FOTOT

admin

Granit Xhaka shmang provokimet pas ndeshjes. Deklaratat e tij: “Fokusohuni te futbolli sepse sonte…”

admin

Leave a Comment