September 25, 2022
Portali Shprehja

Mickoski konfirmon përçarjen me Arsovskën: Në jetë, rrugët mund të shkojnë në anë të ndryshme

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi përçarjen mes VMRO-së dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përcjell TV21. Mickoski tha se në jetë jogjithmonë përmbushen pritshmëritë

“Për mua është me rëndësi Shkupi të zhvillohet dhe për këtë edhe mbështetëm kandidat të pavarur edhe në jetë keni momente kur do të shihni se pritshmërit nuk janë ashtu siç i keni pasur ju ato pritshmëri, edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër dhe atëherë thjesht rrugët mundet në jetë të u shkojnë në anë të ndryshme”, deklaroi Mickoski.

I pyetur se a do të vazhdojë të jetë pjesë e shumicës në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Mickoski nuk u përgjigj konkretisht, por tha se do të mbështesin çdo projekt në të mirën e qytetit.

“Sa i përket shumicës në Këshill, VMRO-DPMNE ka kryesues, profesori Trajko Sllavevski është atje, kemi shumicë, por janë gjëra fluide, sot keni nesër nuk keni, nuk është rëndësi e madhe”, tha Mickoski.

Mickoski tha se kuadrot e VMRO-DPMNE-së që janë shkarkuar nga funksionet në Qytetin e Shkupit kanë mbështetjen e tij dhe se beson në panën tyre të ndershme.

“Edhe Gjoko Vellkovski, dhe Zllatko Perinski kanë mbështetjen time të qartë, sepse besoj në karakterin e tyre të ndershëm dhe në punën e tyre të ndereshme”, tha Mickoski.

Përçarjet mes kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe VMRO-DPMNE-së vijnë pasi Qyteti i Shkupit shkarkoi Zllatko Perinskin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Uji dhe Kanalizimi”, ndërsa dorëheqje ka dhënë edhe sekretari i përgjithshëm i qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski, të dy kuadro të VMRO-DPMNE-së./tv21.tv

Të Ngjajshme

Automjeti i shefit të Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski përfshihet nga flakët ndërsa ishte në lëvizje, nuk ka të lënduar

admin

Studimi: Të shikuarit TV me fëmijën mund të ndihmojë zhvillimin e tij njohës

Ekspertët në Shqipëri për sulmet kibernetike nga Irani: Është një luftë e pashpallur

Leave a Comment