15.4 C
Skopje
October 16, 2019
Informacione Vendi

Mickoski: Pushteti i Zaevit po bie, VMRO-ja vetëm ngrihet

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hritijan Mickoski gjatë shënimit të përvjetorit të 29 të partisë tha se dy gjera janë të sigurta, se pushteti i Zaevi po bie ndërsa ai i VMRO-DPMNE-së po ngrihet. Ai tha se kurdo që të mbahen zgjedhjet ata janë të gatshme dhe se qeveria e re e cila do të formohet, Maqedonia do të shkojë vetëm përpara dhe më e fortë më VMRO-DPMNE-në.

Nga kjo perspektivë, dy gjëra janë të sigurta; e para është siguria se LSDM-ja bie kurse e dyta është se Zaevi është në gjunjë dhe në baltën e tij kurse VMRO-DPMNE-ja në zgjedhje, kurdo që ata të mbahen do ta formojë qeverinë e re me të cilën Maqedonia do të shkojë vërtetë përpara. Mos mendoni se kam harruar nga ku kemi filluar dhe gjithçka që kemi kaluar këto, pothuajse, dy vite. Edhe ata që besuan në fillim por edhe ata që nuk besuan por shpresuan se “ndoshta”, por edhe ata që akoma nuk besojnë por e di që do të besojnë, u them se LSDM-ja dhe Zoran Zaev janë nisur në tatëpjetë nga e cila nuk ka kthim. Kurse VMRO-DPMNE-ja nga dita në ditë bëhet gjithmonë e më e fortë, më e organizuar dhe më e vetëdijshme se na pret shumë punë, shumë punë që Maqedonia të ketë sukses. Fitorja e VMRO-DPMNE-së do të jetë fitorja e Maqedonisë. Këtë, nga këtu, në këtë përvjetor të 29, ua premtoj- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Alsat

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Numërohen mbi 70 për qind të votave të diasporës, këto janë rezultatet

shprehja

Zaev-BE-së: Nëse nuk hapni negociatat, ndëshkoni Marrëveshjen e Prespës

shprehja

Kurti në Tiranë, për të festuar fitoren në zgjedhjet e Kosovës

shprehja