February 25, 2021
Portali Shprehja

Mickoski: Regjistrimi i popullsisë, rrezik për shëndetin

Regjistrimi do të ishte i sigurt në aspektin shëndetësor vetëm nëse regjistruesit do të imunizoheshin nëpërmjet vaksinimit, deklaroi i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Megjithatë, sipas tij, meqë vaksina nuk do të ketë, regjistrimi rrezikon shëndetin e qytetarëve. Opozita maqedonase kërkon shtyrje të këtij procesi për një vit. Në të kundërt, e konsideron si operacion politik.

 “Këtyre personave nuk u intereson jeta e qytetarëve por kanë interesa të tjera personale. Apelojmë të jenë të logjikshëm dhe të mos e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Le ta shtynë regjistrimin siç bënë fqinjët tonë, Bullgaria, Romania, Serbia dhe vende më të largëta. Ose të bëjnë regjistrim elektronik, gjë e cila do të jetë më e thjeshtë për qytetarët”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

 

.

Të Ngjajshme

Shoqëria civile bën thirrje për zbatimin urgjent të reformave në drejtësi

admin

Qendra e Sëmundjeve Kardiovaskulare në Ohër pranon vetëm raste më urgjente

admin

Rruga drejt, debat për proceset gjyqësore në vend

admin

Leave a Comment